Mireserdhet ne Nela & Co shpk
Shoqeria NELA & Co" eshte krijuar ne vitin 1993
Administrator ING.L. BEGAJ

 

 

 

 

Ne kryejme:
Ndertime civile, konstruksione metalike,projektime, supervizione, kolaudime etj..

Punime hidroteknike
Punime elektromekanike per hidrocentrale

Punime elektro-mekanike per hidrocentralet.
Punime elektromekanike ne te gjitha hidrocentralet e Shqiperise

TRUPA CERTIFIKUESE  UTS

PUBLIKIME  NGA  UTS

Trupë certifikuese “UTS” shpk, është e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, si organizëm certifikimi personeli që certifikon personelin elektrik për Përdorimin dhe Instalimin e Paisjeve Elektrike; Mbrojtjen Elktrike; Punime Mekanike dhe Punime Hidrulike në përputhje me Standardin S SH EN ISO/IEC 17024:2012. Fusha e Akreditimit të kësaj trupe është akredituar si organizëm çertifikimi personeli që çertifikon personel Instalues Elektrik Mbrojtje Elktrike për përdorimin e paisjeve elektrike dhe mbrojtjen në përputhje me: 1. “Rregulloren e Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik për Impiantet, Paisjet dhe Instalimet Elektrike”, miratuar nga Ministri i Industrisë dhe Energjitikës me Nr. 3403/1 Prot. datë 30.06.2003. 2. Ligjin Nr. 8734 datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës së paisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar. 3. Ligjin Nr.13/2013 date 14.02.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8734, datë 01.02.2001, “Për garantimin e sigurisë së punës së paisjeve dhe instalimeve elektrike dhe mbrojtjen”. si dhe Personelin Mekanik dhe Hidraulik konforem Ligjeve dhe akteve nënëligjore
Ligjit Nr. 10237/2010  "Për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë" (Neni 6)
Ligjin Nr. 136/2015; "Për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë"
Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar (Nenet 11, 13, 19, 43 24, 39-75) , i ndryshuar
V KM  Nr. 692, datë 13.12.2001 Për masat e veçanta të  sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit në punë ndryshuar me VKM nr.742, datë 6.11.2003)
Trupa e çertifikimit të personelit elektrik; Mekanik dhe  “UTS” shpk është një kompani e cila ushtron veprimtarinë e saj në fushat e lartëpërmendura që në vitin 2017 dhe prej vitit 2021 është akredituar për çertifikim personeli sipas Standardit S SH EN ISO/IEC 17024:2012.
Kjo trupë ka hartuar dokumentacionin shoqërues, proçedurat politikat etj në përputhje me kërkesat e Rregullores së Sigurimit dhe Shfrytëzimit Teknik” dhe kërkesat e standardit S SH EN ISO / IEC 17024: 2012, për sa i takon menaxhimit të cilësisë.
Në vijim të punës dokumentacioni përkatës ka qenë pjesë e përmirësimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktiviteti i trupës është kryer në përputhje me kërkesat e klientëve duke përmirësuar cilësinë e shërbimit të trupës. E gjithë kjo arrihet përmes stafit të trupës çertifikuese ”UTS” shpk e cila përbëhët nga inxhinierë elektrikë; inxhiniere mekanikë dhe inxhiniere hidroteknik me ekpseriencë mbi 7-38 vjet në këto fusha. Disa nga objektivat e kësaj trupe në kuadër të ofrimit të një shërbimi cilësor dhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi si dhe standardi përkatës në fushën e çertifikimi të personelit, janë:
1. Zbatimin e standardit S SH EN ISO / IEC 17024 : 2012 dhe të gjithë dokumentacionin që lidhet me çertifikimin e personelit elektrik.
2. Informimi i institucioneve publike dhe private, i bizneseve të ndryshme dhe konsumatorëve që operojnë në fushën  elektrike; meknike dhe hidraulike lidhur me rëndësinë e kualifikimit të punonjësve për çertifikimin e tyre në fushën elektrike.
3. Ndërgjegjësimi i të gjithë operatorëve në lidhje me çertifikimin e punonjësve në fushën elektrike; meknike dhe hidraulike për garantimin e një shërbimi sa më të sigurtë e cilësor gjatë proçeseve të punës.
4. Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimit të trupës çertifikuese në përmbushje të objektivave të saj dhe në përmbushje të kërkesave të klientëve.

PUBLIKIME  NGA  UTS

UTS - Formulari i Aplikimit (këtu)
UTS - Angazhimi-i-Administratorit-per-paanshmerine (këtu)
UTS - Kontratë me Klientin (këtu)
UTS - Të drejtat dhe detyrimet e Palëve (këtu)
UTS - Proceduara e Certifikimit EL (këtu)
UTS - Proceduara e Certifikimit SEL (këtu)
UTS - Proceduara e Certifikimit HID (këtu)
UTS - Proceduara e Certifikimit MEK (këtu)
UTS - Formulari i Ankimit (këtu)
UTS - Formulari i Apelimit (këtu)
UTS - Proceduar e ankesave dhe apelimeve (këtu)
UTS - Politika e Cilesise (këtu)
UTS - Politika e paanshmërisë, konfidencialitetit dhe përfshirjes së palëve të interesuara (këtu)
UTS - Kodi Etikes (këtu)

 






Zyra Qendrore

Rr. "R Collaku", P.17, Ap 249, Tirane,
Tel/Fax 00355(0)42250021
Mob. 00355(0) 682055829.
E: l_begaj@yahoo.com, nela@nela.al


Kontakt i shpejte